Një lajm i bujshëm vjen nga Franca teksa bëhet me dije që kampionët e Paris Saint Germain po kërkojnë zëvendësuesin e Kylian Mbappe.Ylli francez është në qendër të merkatos dhe zërat për transferimin e tij te Liverpool janë shtuar. Megjithatë, veç anglezëve në garë, sipas shtypit spanjoll është edhe Real Madrid.
Edhe pse klauzola e largimit të tij nga kampionët e Francës është shumë e “kripur”, gjigantët europianë janë gati të paguajnë për shërbimet e tij. Jurgen Kloop u pyet për një transferim të mundshëm të Mbapes te Liverpool, por ai e mohoi kategorikisht një gjë të tillë.