Partizani do të nis mbrojtjen e titullit kampion ditën e nesërme ndaj Kukësit në “Elbasan Arena”. Skuadra kampione pas fitimi të Superkupës do të luajë sërish ndaj verilindorëve për të kërkuar fitoren e dytë brenda pak ditësh.
Ashtu si në finale edhe në këtë takim nuk mund të mungojnë tifozët e kuq. “Ultras Guerrils”, me anë të një postimi në faqen e tyre u kanë bërë thirrje tifozerisë për të qenë sa më të shumtë në numër për të përkrahur Partizanin.