Ish-gjyqtari me stemën e FIFA-s në Kategorinë Superiore, Lorenc Jemini ka folur për rastet e dyshimta në Laçi-Partizani. I ftuar në emisionin “Sport Time”, Jemini ka akzuar ashpër Kridens Metën për 4 penalltinë që nuk janë akorduar në këtë ndeshje. Ai është shprehur se gjyqtari Meta nuk donte ta jepte penalltinë rastin e parë, Ignjatovic-Çinari pasi në këtë rast nuk ka nevojë as për VAR pasi duket qartë që është penallti.
“Kridens Meta ka qenë gjyqtar në sfidën e kampionatit që u mbyll 1-1. Ne kemi thënë që kjo ndeshje ishte një nga më të mirat dhe gjyqtari e mbajti drejtë sfidën”.
Rasti Ingnjatovic-Çinari? “Është 100% penallti. Ju mendoni se ka nevojë për VAR ky rast?!
Rasti Ignjatovic-Murataj? “Edhe kjo është penallti për Partizanin”.
Rasti Musta-Çinari? “Ka elemente penallti edhe pse lojtari i Laçit prek topin e më pas këmbën e lojtarit të Partizanit. Është penallti edhe ky rast”.
Rasti për penallti në favor të Laçit? “Edhe ky rast është penallti në favor të Laçit. Po e shikoja ndeshjen në televizor dhe sa pashë rastin e parë e ndërrova stacionin e po shikoja tenis pasi nëse nuk jepet kjo penallti nuk mund të japë asnjë penallti tjetër.
Nuk ka gjyqtar që nuk e njeh rregulloren dhe nuk e shikon këtë rast. Ky arbitër nuk donte ta jepte këtë penallti dhe pikë. Arsyen se përse nuk donte ta jepte e di vetëm ai këtë gjë”.