Partizani u mposht 3-2 në transfertën e Korçës, aty ku Skënderbeu triumfoi edhe pse ndaj kampionëve në fuqi u akorduan dy 11 metërsha. Trajneri Sormani e nisi aventurën e tij të “re” keq te Partizani, duke u rikthyer me humbje. Ndeshja e fundit është hedhur pas krahëve tanimë, me Partizanin që po mendon për Kukësin.
Java e 19 do të rezervojë një sfidë interesante, e cila do të zhvillohet në “Air Albania Stadium” (e diel, 26 janar 19:00). Kukësi do të presë Partizani, me dy ekipet që ndahen nga katër pikë në renditje. Një ndër lojtarët që I ka dhënë “zemër” ekipit është Aristoteles Romero, ku nëpërmjet një postimi ka karituar të kuqtë. Ndeshja me Kukësin është deçizive për ecurinë e këtij sezoni, ndaj venezueliani shkruan “Deri në fund, vazhdojmë të fortë çuna”.