Stadiumi Kombëtar “Air Albania” në Tiranë është zgjuar sot nën mbretërinë e dëborës. Impianti 80 milion euro ka marrë një tjetër pamje këto orë, me borën që i ka shtuar bukurinë stadiumit. Duke qenë se ulëset janë 100 përqind të mbuluara, bora ka mundur të “pushtojë” vetëm pjesën e gjelbërt.
Thuajse të gjitha stadiumet në Shqipëri janë zbardhur, me FSHF që ka shtyrë për fundjavën tjetër ndeshjet e programuara për sot dhe të mërkurën. Kësisoj, topi pritet të rrotullohet sërish vetëm kur bora të largohet, përfshi këtu edhe ndeshjet e Superligës.