Kushtet e vështira atmosferike pengojnë rinisjes e Kategorisë Parë. Ditën e nesërme do të luhet java e 16-të, ndërsa është konfimuar se ndeshja Pogradeci-Butrinti nuk do të luhet për shkak të borës së madhe që ka mbushur qytetin liqenor.
Përveç këtij takimi, do të shtyhet edhe sfida Korabi-Tomori. Bora ka mbërthyer edhe qytetin e Peshkopisë dhe është pamundur që ndeshja nesër të luhet rregullisht. Për momentin nuk ka ende një njoftim zyrtar nga ana e klubeve apo Federatës, por një gjë e tillë pritet të bëhet në orët në vijim.