Në orën 19:00 do të luhet supersfida Tirana-Partizani. Derbi do të luhet në “Air Albania” dhe interesimi është maksimal është i jashtëzakonshëm për këtë takim dhe janë shitur afro 19 mijë bileta.
Policia e shtetit njohtoi tifozët e të dyja ekipeve që për hyrjen në stadium duhet karta e identitet si dhe tifozët nuk duhet të mbulojnë fytyrën pasi duhet të identifikohen në rast të trazirave të mundshmë që mund të ndodhin në stadium.
Një gjë e tillë nuk e ka penguar Gjergji Muzakën, i cili është prezent në stadium, por ka mbuluar fytyrën me shall jo për shkak të mos identifikimit, por për të ftohtin e madh. Futbollisti i Skënderbeut nuk do të mungojë në këtë ndeshje mjaft të rëndësishme për gjithë futbollin shqiptar.