Barella është ylli i Italisë. Kjo është ajo që deklaron trajneri legjendar i italianëve, Marcelo Lippi, në prag të europianit. Në një intervistë për Gazzetta Dello Sport, i pyetur për atë që mund të bëjë diferencën te kjo Kombëtare, përgjigja është e prerë.
“Barella. Ai nuk është plotësisht i ri, pas dy sezonesh me Interin dhe në Ligën e Kampionëve, por ai do të jetë surpriza e turneut.Koha e tij ka ardhur. Më pëlqen si luan, si lufton, si vrapon. Ai është ylli ynë”, – tha ai.