Sportet e tjera, veç futbollit, kanë njohur regres në vendin tonë. Edhe pse pambarimisht trumbetohet nga mediet dhe vetë aktorët e garës për t’u investuar gjithçka ka mbetur në vend-numëro.
Vite më parë, Shqipëria buçiste nga sfidat e bukura të vollejbollit. Pikërisht për të na sjellë në mendje kohën e artë të këtij sporti ka menduar Roland Tasho.
Ky i fundit ka publikuar një foto ku tregon dy vajzat volejbolliste, Markolën dhe Vasilika Vasi Baguca. Kanë kaluar shumë kohë dhe Baguca tashmë jeton në Greqi. Megjithatë madhështinë e saj pranë rrjetës askush s’mund ta harrojë.