Kukësi do të luajë sot kundër Debrecenit, ndeshje e vlefshme për turin e parë të Europa League. Dje, skuadra e drejtuar nga Ernest Gjoka i ka dhënë fund përgatitjeve duke kryer seancën e fundit stërvitore në stadiumin e Debrecenit.
Tifozët verilindorë duken të kënaqur me situatën e ekipit të tyre të zemrës. Në një postim në rrjetet sociale ata shfaqin teknikun kryeqytetas së bashku me disa futbollistë që stërviten në zona të ngushta. Pikërisht këtë foto ata kanë zgjedhur ta shoqërojnë me diçiturën: “Harmonia në skuadër Ok. Kur qesh dhe Gjoka, gjithçka është super”.
Takimi mes Debrecenit dhe Kukësit është programuar të luhet në orën 19:00.