Sulmuesi shqiptar i Panioniosit Fiorin Durmishaj po përforcon dyshimet se do të përfaqësojë kombëtaren e Greqisë. Pas deklaratës së trajnerit të Greqisë Angelos Anastasiadis se 22-vjeçari do të zgjedhë shtetin helen, është vetë lojtari i Shpresave, i cili thuajse po e bën fakt të kryer “transferimin” te Greqia, pasi ka fshirë të gjitha fotot në llogarinë e tij në “Instagram” të ndeshjve të tij me Shqipërinë.
Rasti i tij rihap edhe njëherë kapitullin e “braktisjes” së lojtarëve që pranojnë të përfaqësojnë jo shtetin e origjinës.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.