Sulmuesi i Kombëtares sonë Armando Sadiku do të ndjekë nga në stadiumin “Turner” në Beer Sheva të Izraelit ekipin tonë në sfidën me vendasit. Futbollisti i Levantes, i cili po rikuperohet nga dëmtimi i rëndë që mori gjatë stërvitjes me ekipin spanjoll. 27-vjeçari ka marrë ftesë nga FSHF-ja për të mbështetur moralisht kuqezinjtë në sfidën e nesërme.
Prania e tij në ndeshjen e tretë të Ligës së Kombeve për Shqipërinë do të shërbejë si një shtysë për skuadrën tonë, e cila do të kërkojë fitoren ndaj Izraelit. Për më tepër që ishte Sadiku, ai që një vit më parë arritit të mposhtte me një dopietë fantastike Izraelin, duke bërë të gjithë stadiumin të binte në heshtje.