Mes ekipit të Flamurtarit dhe FSHF-së diçka nuk shkon dhe kjo u duk qartë dhe ditën e djeshme.
Zhvillimi i Kupës “Pavarësia” në “Selam Stërmasi” ka shtuar zërat se marrëdhëniet mes FSHF-së dhe Flamurtarit nuk janë ashtu siç kanë qenë më parë.
Kjo për faktin se as këtë vit Flamurtari, pjesëmarrës dhe organizuesi së bashku me Federatën nuk ka qenë pjesë e Kupës “Pavarësia”.
Kujtojmë se dhe vitin e kaluar ky edicion është zhvilluar në Durrës dhe jo në Vlorë, ku përsëri Flamurtari nuk ka marrë pjesë.
Nuk dihet ende arsyeja se pse ka ndodhur kjo, por nga vetë FSHF-ja ende nuk është dhënë asnjë informacion se pse ekipi vlonjat nuk ka qenë pjesëmarrës në këtë edicion.
U bënë dy vjet që takimet e kësaj kupe nuk janë zhvilluar në Vlorë, aty ku është zhvilluar gjithmonë më parë dhe që ekpi vlonjat nuk merr pjesë.