Kupa e Shqipërisë në volejbollin e meshkujve ka hyrë në fazën më të rëndësishme. Pas përfundimit të ndeshjeve në grupin B, Erzeni dhe Tirana arritën të prisnin biletën për në gjysmëfinale duke mposhtur respektivisht Teutën dhe Farka Volleyn. Shijakasit dhe kryeqytetasit kryen ndeshjet e radhës ditën e sotme duke mposhtur me sete 3-0 e 3-1 Teutën dhe Farkën. Renditja e grupit sheh në dy vendete para Erzenin dhe Tiranë me nga 12 dhe 9 pikë.
Bashkë me Partizanin dhe Vllazninë, Tirana dhe Erzeni do të diskutojnë trofeun e dytë më të rëndësishëm të volejbollit shqiptar.
Grupi B
Grupi A