Skënderbeu do sfidojë në finalen e Kupës së Shqipërisë Laçin në orën 19:00 në “Elbasan Arena”. Sigurisht që ky është një moment i veçantë për të dyja skuadrat, pasi luhet për një çmim special dhe mbi të gjitha për 50 milionë lekë të vjetër, aq sa është dhe shpërblimi nga ana e FSHF-së për fituesit.
Së fundmi zbulohet se trofeu fituesve të kësaj finaleje do t’iu jepet nga presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta. Detaj ky jo dhe aq surprizues, pasi Meta njihe nga të gjithë si njeriu i sportit që ka dhënë dhe do vazhdojë të japë mbështetjen dhe kontributin e tij në sport në përmirësimin e cilësisë dhe infrastrukturës.