Ditën e sotme kanë përfunduar ndeshjet e raundit të parë të Kupës së Shqipërisë, ku të gjitha ekipet e mëdha nuk kanë zhgënjyer duke kaluar në turin tjetër.
Ndërkohë që sfidat e ardhshme garantojnë spektakël, me shumë duele interesante. Më poshtë keni sfidat e plota të raundit të dytë, të cilat do luhen më datë 23 janar (ndeshjet e para) dhe 6 shkurt (ndeshjet e kthimit) të vitit të ardhshëm.
Grupi A
Besëlidhja-Skënderbeu
Egnatia-Luftëtari
Kastrioti-Partizani
Vllaznia-Kamza
Grupi B
Apolonia-Kukësi
Bylis-Laçi
Tirana-Flamurtari
Lushnja-Teuta