Çerkfinalet e Kupës së Shqipërisë startojnë sot me sfidat e para.
Katër ndeshje të cilat do të zhvillohen dy në orën 14:00 dhe dy të tjera në 17:00.
Çifti më interesant i çerekfinaleve të Kupës është ai mes Tiranës dhe Kukësit.
Në fakt, nga tetë skuadrat pjesëmarrëse në këtë tur të Kupës së Shqipërisë, gjashtë ekipe kërkojnë t’i shkojnë deri në fund këtij kompeticioni për të siguruar edhe një vend në Europë.
Tirana, Flamurtari, Vllaznia, Teuta, Laçi dhe pse jo edhe Besëlidhja kanë një shans për të kaluar në Kupat e Europës nëse fitojnë Kupën e Shqipërisë.
Rruga më e shkurtër për në Europë është Kupa, ndonëse mund të jetë edhe më e vështira duke ditur specifikën e këtij kompeticioni me eleiminim direkt.
Ora 14:00
Laçi-Skënderbeu
Vllaznia-Teuta
Oran 17:00
Tirana-Kukësi
Flamurtari-Besëlidhja