Vllaznia U-19 ka arritur të fitojë Kupën e Shqipërisë. Shkodranët mposhtën në finale Besën e Kavajës me rezultatin 2-1, ndeshje e luajtur në stadiumin “Elbasan Arena”. Kuqeblutë e vegjël morën për të dytin vit radhazi këtë trofe të rëndësishëm falë një rezultati që u vendos që në pjesën e parë.
Filimisht ishin verdhezinjtë që shënuan në minutën e 8-të me Shaljanin. Por, në minutën e 27-të është Shaljani që fiton një 11-metërsh, i cili shndërrohet në gol nga Hoxha. 5 minuta më pas, Qardaku arrin të çojë topin në rrjetë duke vulosur rezultatin në 2-1. Teksa ekipi i parë i shkodranëve vijon të vuajë, Vllaznia U-19 tregon edhe një herë se ardhmja kuqeblu është e ndritur.