Pas mbylljes së javës së 31 në Superligë, e enjtja e datës 2 korrik i shtë rezervuar Kupës së Shqipërisë. Pas shortit të hedhur të premten e kalaur, ndeshjet çerekfinale janë shtyrë me 45 minuta nga orari i zakonshëm. Nëse më herët ndeshjet zhvilloheshin në 17:00 dhe 20:00, kjo që do të ndryshohet për efekt të vapës dhe temperatuarev të larta të korrikut.
Ndeshja Bylis – Tirana në Ballsh do të statojë në orën 17:45, ndërsa dueli tjetër mes Kukësit dhe Teutës në “Elbasan Arena” do të zhvillohet në orën 20:45. Sipas njoftimit në faqen e FSHF-së, duelet e kthimit janë në orën 17:00 në datën 15 korrik, por duke parë se ekipet pritëse kanë mundësi t’i zhvillojnë ndeshjet me dritat e prozhektorëve, atëherë një gjë e tillë është me e mundshme.