Skënderbeu dhe Partizani janë dy skuadrat e vetme që nuk kanë mësuar ende se me kë do të ndeshen ditën e mërkurë, kur është dhe data e parë e ndeshjeve të Kupës së Shqipërisë. Kjo, për shkak se ato presin ndeshjen e skuadrave që luajnë në Kategorinë e Dytë, të cilat do të ndeshen mes tyre për të kaluar në raundin pasardhës.
Në Grupin A luhet ndeshja Butrinti – Naftëtari |(çifti A1), ndërsa në Grupin B luhet ndeshja Ada – Kevitan (çifti B1). Skënderbeu do të ndeshet me fituesen e çiftit A1, ndërsa Partizani me fituesen e çiftit B1. Si Partizani, ashtu edhe Skënderbeu janë të favorizuara, sepse kundërshtarët e tyre vlerësohen si më të dobëtit në letër, kështu që dy ekipet më të forta janë më të favorizuara për raundin e parë të Kupës së Shqipërisë që nis ditën e mërkurë në orën 16:00.