Sot janë luajtur gjitha ndeshjet e Kupës së Shqipërisë të vlefshme për turin e dytë. Surpriza më e madhe ka qenë Tirana, e cila është eliminuar pas humbjes minimale 1-0 ndaj Korabit. Ndeshja e bardhebluve me dibranët shkoi në shtesa, por në minutën e 119-të, bardheblutë u befasuan nga skuadra e drejtuar nga Klevis Dalipi.
Në të njëjtën linjë ka qëndruar edhe Bylisi, skuadër që u mposht po në minutat shtesë nga skuadra e Dinamos. “Nëndetësja Blu” tregoi edhe njëherë që në këtë sezon do të tentojë seriozisht rikthimin në elitë, pasi cilësitë dhe financat nuk mungojnë.
Nga ana tjetër, Partizani, Kukësi dhe Teutën bënë detyrën duke fituar respektivisht me Apoloninë, Besën dhe Kastriotën. Të kuqtë iu falën një goli të shënuar nga Broën, ndërsa verilindorët triumfuan me përmbysje falë golit të Limajt dhe Ibraimit. Ndërkohë Teuta “masakroi” krutanët duke fituar me rezultatin e thellë 5-0. Më poshtë njihuni me rezultatet e ditës së sotme të arritur në Kupën e Shqipërisë:
Grupi A
Tirana – Korabi 0-1
Teuta – Kastrioti 5-0
Bylis – Dinamo 1-2
Grupi B
Kukësi – Besa 2-1
Skënderbeu – Pogradeci 3-0
Partizani – Apolonia 1-0