Portugalia nuk shkon më shumë se një barazim 2-2 në sfidën e Grupit A të Kupës së Konfederatave kundër Meksikës.
Me Cristiano Ronaldon në fushë, portugezët nuk arritën të merrnin tri pikët në sfidën e parë të tyre në këtë kompeticion.
Quaresma dhe Cedric ishin autorët e golave për Portugalinë, ndërsa Hernandez shënoi në fillim për Meksikën dhe më pas Moreno barazoi rezultatin në 2-2 në minutën e 91-të.
Grupi A në Kupën e Konfereratave kryesohet nga Rusia me tri pikë, skuadra organizatore e turneut që mposhti dje 2-0 Zelandën e Re.