Marash Kumbulla është një nga lojtarët shqiptar që po shkëlqente më shumë këtë sezon. Qendërmbrojtësi kuqezi bëri debutimin e tij këtë edicion dhe që nga ai moment është kthyer në një titullar fiks te Hellas Verona.
Verona është një nga ekipet më mbrojtjen më të fortë në Serie A e padyshim një meritë e ka dhe Kumbulla me paraqitjet e tij. Duke parë ecurinë e tij pozitive në kampionat dhe moshën e re shumë skuadra të mëdha kanë kthyer sytë nga ai.
Interi është një ato ekipet që e kërkon në ekip dhe prej kohësh kanë nisur bisedimet. Raportet mes dy skuadrave janë shumë të mira dhezikaltërit kanë lënë në huazim dy prej futbollistëve të tyre e ky mund të jetë një çels për të arritur te Kumbulla në merkaton e verës.