Elis Bakaj në sezonin e kalur ishte në krye të golashënuesve në Superiore me skuadrën e Kukësit, mirëpo lojtari është larguar mes problemeve. Megjithatë sulmuesi tashmë aktivizohet në Bjellorusi me FC Shakhtyor Soligorsk ku edhe këtë sezon ka arritur të bëjë shumë mirë.
Në një postim në rrjetet sociale 31 vjeçari shihet duke u relaksuar, por shumë ndryshe nga zakonisht. Me syze dhe kapele, e kthejnë ish-lojtarin e Tiranës në një stil krejtësisht tjetër.