Kukësi U-21 ka fituar 2-1 testin miqësor ndaj ekipit U-19 të Partizanit.
Sfida e zhvilluar në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri futbollistik i ka mjaftuar trajnerit, Hallaci për të parë gjendjen fizike të lojtarëve që ka në organikë.
Për verilindorët, diferencën e bënë Jargavani e Sula, autor edhe të golave të fitores.
Në radhët e Kukësit u aktivizuan edhe futbollistë që gjenden në provë te kjo skuadër, ku pritet që ndonjëri prej tyre të sigurojë edhe një kontratë profesioniste me klubin.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.