Teuta po luan kundër Kukësit, ndeshje e vlefshme për 21-vjeçarët. Pjesa e parë ka përfunduar me rezultatin 1-2 në favor të verilindorëve. Ky takim luhet në kuadër të javës së katërt të Superiores. Domi dhe Gavazaj kanë qenë autorët e 2 golave në këtë pjesë të parë për ekipin kuksian.
Përmes një njoftimi në faqen zyrtare në facebook, bëhej me dije: “Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Teuta – Kukësi për Kategorinë Superiore U21, aty ku ekipi ynë po fiton 1-2. Domi dhe Gavazaj kanë realizuar golat në pjesën e parë”.
Pritet të shihet pjesa e dytë për të mësuar përfundimisht verdiktin e kësaj sfide që ka startuar në orën 13:00.