Java e 16-të e Kategorisë Superiore do të hapet me supërsfidën Kukësi-Skënderbeu. Kukësianët do të presin korçarët ditën e premte, por problemi më i madh ngelet stadiumi në të cilën do të luhet ndeshja. Skuadra verilindore nuk e ka ende gati stadiumin e saj dhe të gjitha ndeshjet e këtij sezoni i ka luajtur larg “Zeqir Ymerit”.
Nuk ka ende asgjë zyrtare nga klubi apo nga ana e FSHF-së për stadiumin se ku do të luhet ky takim, por ndeshja është vendosur për tu luajtur në 18:00 çka do të thotë se Kukësi duhet të gjejë një stadium me drita. Skuadra e drejtuar nga Armando Cungu i ka luajtur ndeshjet në stadiumin e Kamzës dhe në “Elbasanë Arena”.
Tashmë më orarin e vendosur nga federata Kukësi duhet të luajë në Elbasanë pasi stadiumin i Kamzës nuk është i pajisur më drita për të zhvilluar një ndeshje në errësirë. Ngelet për tu parë në ditët në vijim se në cilin stadium do të zhvillohet ndeshje apo në rast se do të ketë ndryshim orari.