Verilindorët arritën që të kualifikoheshin në fazën tjetër në Kupën e Shqipërisë, teksa fitorja me Partizanin rriti moralin e tyre për vazhdimësinë në kampionat. Trajneri Ernest Gjoka po punon intensivisht bashkë me ndihmësin e tij Fatjon Tafaj, në mënyrë që skuadra të arrijë formën maksimale duke shfrytëzuar ditët e pushimit.
Ndeshja ndaj vlonjatëve nuk është e lehtë as në letër e as në fushë, por që trajneri Gjoka nuk iu trembet kundërshtarëve. I vetmi problem i verilindorëve në këto momente është forma emocionale. Duke parë që fitorja me Partizanin i vendosi në vendin e dytë në tabelën e renditjes, problemi më i madh që shqetëson kryesinë e verilindorëve është euforia. Ata i druhen këtij faktori, i cili përherë ka ndikuar te Kukësi në momentet më të mira.