Kukësi do të luajë në ndeshjen e radhës me ndryshime të mëdha, sidomos në prapavijë dhe në sulm. Për takimin kundër Austrisë së Vienës, verilindorët kanë menduar që të mos regjistrojnë Bedri Grecën, i cili u ndëshkua në takimin e shkuar me karton të kuq, gjithashtu dhe mbrojtësit Rexhep Memini dhe Resul Kastrati, të cilët luajnë nga krahët. Por edhe mesfushori i krahut të majtë, Eni Imami nuk është më në listë.
Huazimet nga Skënderbeu kanë dhënë efektin në kohë reale, pasi lojtarët e ardhur janë regjistruar në këtë listë, bëhet fjalë për Sabien Lilajn dhe Liridon Latifin. Por, edhe sulmuesi malazez Marko Shçepanoviç që nuk luajti në ndeshjen e shkuar, tashmë është pjesë e listës
Në pritje të federimit mbetet dhe japonezi Masato Fukui, për të cilin verilindorët kanë ende kohë për ta regjistruar për takimin e radhës.