Kukësi ka mbyllur përgatitjet ditën e sotme, teksa grupi pothuajse ka qenë i gjithi i gatshëm nën urdhërat e trajnerit Ernest Gjoka. Lojtarët po gëzojnë formë të mirë fizike, por edhe psikologjike, pasi fitorja me rivalin Partizani u ka dhënë besim për të vazhduar më tej me të njëjtat ritme.
Por, i vetmi lotjar që ka shqetësuar trajnerin Ernest Gjoka në seancën e sotme është mbrojtësi Albi Alla. Shtatlarti i qendrës së mbrojtjes po kalon gjendjen gripale, ndërsa pritet që në dy ditët në vijim ai të rikthehet në formë për të qenë i gatshëm për ndeshjen kundër Flamurtarit.