Nesër, Kukësi do të luajë në transfertë kundër Laçit në kuadër të javës së 28-të të Superiores. Ky takim do të zhvillohet në stadiumin e kurbinasve dhe teksa pritej një konferencë e zakonshme para kësaj sfide, trajneri Ernest Gjoka nuk ka preferuar të shprehet në ambientet e klubit kuksian.
Gjithashtu edhe lojtarët janë urdhëruar të mos japin asnjë prononcim për mediet, por të impenjohen maksimalisht për të fituar kundër bardhezinjve. Për verilindorët do të jetë mjaft e vështirë duke parë edhe formën që po kalojnë të besuarit e trajnerit Sulejman Starova. Kujtojmë që ndeshja mes Laçit dhe Kukësit luhet nesër në orën 15:30.