Kukësi ka nisur përgatitjet për ndeshjen ndaj Korabit, takim që do të luhet ditën e shtunë në orën 15:00, në stadiumin “Zeqir Ymeri”. Trajneri Ernest Gjoka ka pasur nën urdhrat e tij lojtarët në orën 11:00, në kompleksin “Internacional”, në Pezë.
Siç raportohet në faqen zyrtare të Kukësit në internet, mesfushori Besar Musolli i është bashkuar grupit dhe ka zhvilluar stërvitje me grupin, duke marrë ngarkesën e plotë fizike. Rexhep Mimini ka zhvilluar stërvitje të diferencuar gjatë seancës së sotme, ndërsa Shameti dhe Emini nuk kanë qenë të pranishëm, pasi po i nënshtrohen një programi të specializuar.