Ekipi verilindor është nisur drejt Turqisë, në Antalia, ku dhe do të zhvillojë fazën përgatitore, por diçka nuk ka shkuar ashtu siç drejtuesit e klubit kishin planifikuar. Mesfushori brazilian, Zhan Karioka, nuk është bashkuar me ekipin, pasi ky i fundit ka zgjedhur të qëndrojë dhe disa ditë në shtëpi.
Arsyeja, se pse nuk është bashkuar me ekipin, lidhet me faktin se bashkëshortja e futbollistit brazilian pret të bëhet nënë dhe futbollisti ka preferuar të qëndrojë dhe pak ditë pranë familjes.
Kjo gjë nuk iu ka pëlqyer aspak drejtuesve të klubit të Kukësit, të cilët pritet të marrin masa ndaj futbollistit me rikthimin e tij në ekip.