Kukësi do të luajë kundër Pendikspor, e vlefshme si miqësore. Kjo sfidë do të zhvillohet në orën 17:00, ndërsa tashmë trajneri Skënder Gega ka vendosur për titullarët.
Përmes një njoftimi në kanalin zyrtar, klubi turk ka treguar futbollistët që do ta nisin nga minuta e parë këtë takim. Ky është testi i fundit për verilindorët, para kthimit të mërkurën për në Shqipëri. Më poshtë njihuni me formacionin zyrtar të kuksianëve.
Formacioni i Kukësit:
Tafas, Ndreca, Ilieski, Isiç, Bytyçi, Haxhiu, Taipi, Kote, Hasaj, Basa, Zivkoviç