Kukësi do të luajë kundër Laçit, sfidë e vlefshme për javën e katërt të Superiores. Verilindorët kanë tre vite pa fituar me kurbinasit që në 3 nëntor të vitit 2013. Drejtuesit kuksianë kanë kërkuar nga skuadra impenjim maksimal, gjithashtu rezultati i vetëm për këtë sfidë duhet të jetë vetëm fitorja. Megjithatë duhet thënë që ekipi i Laçit ka bërë një merkato të mirë dhe lojtarët që ka në dispozicion Troisi kanë treguar shenja të mira në tre takimet e para.
Kjo sfidë është përcaktuar të luhet ditën e shtunë në stadiumin e Laçit.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.