Ylli Shameti rrezikon sfidën ndaj Skënderbeut. Mbrojtësi gjirokastrit i Kukësit nuk është rikuperuar në 100% dhe mund të jetë mungesa e madhe kësaj super sfide.
Stafi mjekësor i skuadrës verilindore është duke bërë përpjekjet maksimale që Shameti të jetë gati për ndeshjen ndaj Skënderbeut, ndërsa ajo që nuk premton është koha.
Përballja mes dy rivalëve për titull do të luhet të dielën dhe mbrojtësi i qendrës ka vetëm 48 orë në dispozicion për t’u rikuperuar.