Kukësi do të luajë më 12 korrik kundër Sherif Tiraspol, ndeshjen e parë të raundit të dytë eliminator të Champions League.
Kampionët e Superligës janë të përqendruar te sfida kundër ekipit moldav, përtej faktit se ditën e djeshme, disa prej lojtarëve të ekipit janë marrë në pyetje për akuzat që “Federbet” ka hedhur së fundmi për trukim të mundshëm të rezultateve të ndeshjeve nga ana e Kukësit.
Klubi verilindor është i vendosur që të hedhë në gjyq kompaninë e monitorimit të koeficientëve të basteve, Federbet, për prishje të imazhit.
Akuzat e bëra nga Federbet nuk pranohen nga Kukësi, ndërsa drejtuesit e klubit janë duke përgatitur dosjen për gjyq.
Ndërkohë, askush nga skuadra e Kukësit nuk do të lejohet të flasë për momentin për këtë çështje dhe për ndalimin e ekipit nga policia austriake.
Një vendim që është marrë nga klubi për të mos shpërqendruar futbollistët para ndeshjes kundër Sherif Tiraspol./ Newspor.al
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.