Skuadra e Kukësit ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore përpara sfidës me Rudar, në stadiumin e Nikshiqit në Mal të Zi. Verilindorët duken të qetë para sfidës dhe plot optimizëm. Grupi ka qenë i plotë duke u vënë nën urdhrat e teknikut Hasan Lika, i cili aplikoi një seancë tekniko-taktike të stërvitjes. Në këtë mënyrë “timonieri” i pankinës së Kukësit ka menduar edhe për formacionin e nesërm që pritet të zbresë në fushë. Takimi i parë përfundoi në barazim 1-1 në stadiumin “Elbasan Arena”, në Elbasan. Një rezultat që nuk i favorizon aspak, por të besuarit e Likës do të tentojnë një rezultat pozitiv që do t’i çonte drejt kualifikimit të madh.
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.