Kukësi mbylli fazën përgatitore në Maqendoninë e Veriut. Skuadra verilndore ditën e sotme ka mbërritur në kryeqytet për të vijuar këtu përgatitjet për ndeshjen e Superkupës ndaj Partizanit. Ky takim do të luhet më 18 gusht në “Elbasan Arena”. Klubi kukësin me anë të një postimi në faqen zyrtare ka konfimuar kthimin e skuadrës nga Mavrova.
Pas 9 ditësh qëndrimi në Maqedoni të Veriut, skuadra ka mbyllur pjesën e dytë të përgatitjeve për sezonin e ri futbollistik dhe sot, rreth orës 15:30, ekipi ka mbërritur në kryeqytet.
Gjatë përgatitjeve në vendin fqinj, përvëç dy seancave stërvitore në ditë, nënkampionët e vendit kanë zhvilluar dhe një ndeshje miqësore me skuadrën shqiptare të KF Vëllazërimit, duke fituar bindshëm me rezultatin 1-4.
Kjo ishte ndeshja e parë jo-zyrtare e trajnerit Shpëtim Duro në krye të pankinës kuksiane.
Me datë 18 Gusht 2019, në stadiumin “Elbasan Arena” zhvillohet ndeshja mes skuadrës kampione të Kategorisë Superiore, KF Partizanit dhe asaj fituese të Kupës , FK Kukësi, për Superkupën e Shqipërisë.