Ditën e sotme, në orën 13:30 do të luhet një takim shumë interesant mes Kukësit dhe Kastriotit, e vlefshme për javën e 18-të të Superligës. Për këtë takim, trajneri i verilindorëve, Ardian Cuculi nuk do të ketë të gatshëm 3 lojtarë, të cilët kanë shumë “peshë” në skuadër.
Bëhet fjalë për mbrojtësit Ardian Cuculi dhe Simon Rrumbullaku. Gjithashtu edhe mesfushori Irakli Dzaria nuk do të jetë i gatshëm të luajë.
Kjo sfidë, në letër duket shumë e lehtë, por krutanët kanë treguar se mund t’i prishin punë çdo lloj kundërshtari, pavarsishtë pozicionjit të renditjes.