Kukësi ka nisur t’i kushtojë vëmendje të veçantë edhe Akademisë. Sot, të vegjlit verilindorë kanë triumfuar me rezultatin 3-1 kundër Shkëndijës së Tiranës.
Lajmi bëhet i ditur nga klubi kuksian që përmes një njoftimi në kanalin zyrtar se trajneri Hallaçi ka fituar ndaj një skuadre të vendosur mirë në fushë. Në lajmërimin për mediet thuhej:
“Kukësi U21 ka debutuar sot në një ndeshje miqësore ndaj Shkëndijës së Tiranës. Ekipi i drejtuar nga Rraman Hallaçi e ka nisur me këmbë të mbarë aventurën, duke fituar me rezultatin 3-1.
Takimi i zhvilluar në kompleksin “Football Republic” është dominuar plotësisht nga skuadra jonë duke kaluar në avantazh në pjesën e parë me një gol të shënuar nga Kristi Karaj. Pak minuta më vonë, Shkëndija ka barazuar 1-1.
Në pjesën e dytë, Hallaci ka kryer edhe zëvendësime, duke aktivizuar të tjerë lojtarë. Kipjon Peti dhe Harith Jagavani kanë shënuar edhe dy gola të tjerë duke i dhënë fitoren ekipi tonë.
Në datën 4 tetor, do të nisë edhe Kampionati Kombëtar i U21, ku skuadra jonë merr pjesë për herë të parë me objektiv titullin kampion”.