Kukësi-Partizani është sfida e javës së ardhshme që do të luhet ditën e diel në “Air Albania. Supersfida e javës së 19-të është vendosur të luhet në stadiumin e ri dhe Kukësi ka publikuar çmimet e biletave për këtë takim që do të nisin nesër shitja e tyre.
Çmimet e biletave janë njësoj si në derbi Partizani-Tirana dhe pritet të ketë një numër të lartë tifozësh. Një biletë pas portë kushton 500 lekë, ndërsa të tjerat variojnë nga 1000, 2000 dhe 3000 lekë.
Njoftim i klubit!
Nga dita e nesërme, do të nisë shitja e
biletave për ndeshjen që skuadra jonë luan kundër Partizanit në
stadiumin “Air Albania”, në datën 26 janar, ora 19:00.
Çmimet e biletave janë këto:
W104 – 3000 lekë (përfshirë edhe katering)
W101, W102, W103, W105, W106, W107 – 2000 lekë
E1, E2, E3 – 1000 lekë
N1, N2, N3, S1, S2, V1 – 500 lekë
– Tifozeria mike do të akomodohet në tribunat W105, W106, W107 dhe S1, S2, V1 (Tribuna “Vasillaq Zëri”)
Biletat mund t’i blini në këto pika:
– Dyqani i FSHF, rruga e Elbasanit. 9:00 – 19:00
– Dyqani te stadiumi Selman Stermasi. 9:00 – 18:00
– Dyqani Joma te ETC në katin e dytë! 9:00 – 21:00
– “All In One ltd” Godina 14-15, Ish Fusha e Aviacionit Civil. 9:00 – 20:00