Kukësi gjendet në vend të dytë në kampionatin shqiptar, 9 pikë pas skuadrës së Tiranës. Megjithatë verilindorët e janë të bindur se do të mund t’i arrijnë bardheblutë. Sot të gjitha skuadrat do të nisin përgatitjet në grup. Ndërsa në klubin kuksian kanë vendosur të grumbullojnë ekipin në Elbasan.
Drejtuesit së bashku me stafin teknik e kanë parë të udhës që skuadra të qëndrojë disa ditë së bashku për ta bërë si një mini-fazë përgatitore 2-javore këtë periudhë përgatitjesh. Synimi është i qartë: Ngushtimi i diferencës me Tiranën, pse jo dhe parakalimi i saj. Cilësisht organika kuksiane është e pasur, tanimë pritet vetëm një punë e madhe e trajnerit Orges Shehi për të bërë atë që mund të shihet si mrekulli: Titulli kampion.