Kukësi u përball sot në takimin e parë të raundit të parë Champions Leagues me skuadrën sllovene të Valletës. Pas përfundimit të sfidës 0-0, ka folur dhe trajneri i maltezëve, Danilo Doncic. Tekniku ka përgëzuar të tijtë për lojën, duke përshëndetur nënkampionët e Shqipërisë për lojën e zhvilluar ditën e sotme.
“Jam i kënaqur me rezultatin e marrë, megjithëse në pjesën e parë kishim shumë raste më të mira se Kukësi. Mund ta kishim realizuar një gol, por gjithsesi jam i kënaqur me këtë rezultat. E dinim që Kukësi ishte një skuadër e fortë, por kur del në fushë atje matet dhe fuqia e vërtetë e çdo ekipi. Në pjesën e parë e matëm forcën e tyre, ndërsa në të dytën provuam ti kapnim në befasi. Shanset do të jenë të barabarta, ne do të kemi edhe mbështetjen e tifozëve, por ata kanë më tepër eksperiencë në Europë se ne. Do të ishte një dështim nëse nuk e kalojmë Kukësin, duke parë ndeshjen e zhvilluar në ditën e sotme. Pika e fortë e Kukësit ishin goditje standarde. Ata ishin vërtet të frikshëm në momente të tilla, ndërsa dua të veçoj performancën e Shametit. Portieri nuk ishte heroi i natës, pasi nuk pati shumë punë në ditën e sotme. Të vetmin rast të pastër të Kukësit, topi nuk goditi kuadratin. Do të kisha preferuar një barazim 1-1, pasi goli në fushë kundërshtare ka shumë peshë”, është shprehur trajneri i Vallettës.