Kukësi ka një favor të madh për të mundur Skënderbeun. Pavarësisht luhatjeve në rezultate dhe krizës së vazhdueshme të dëmtimeve, Kukësi këtë herë ka publikun në krah të premten për t’u shkaktuar humbjen e katërt në këtë sezon bardhekuqve.
Takimi do të luhet stadiumin e Kamzës, aty ku ndodhet një pjesë e madhë e komunitetit kuksian që është vendosur aty prej vitesh. Dhe të shtunën, tifozi i 12-ë do të jetë vetëm me Kukësin në stadium.
Nga ana tjetër, Skënderbeu vjen në momentin e parë më të keq këtë sezon pasi nuk ka fituar në dy takimet e fundit dhe mungesat e titullarëve janë shtuar ditët e fundit. Kjo i jep një avantazh të madh Cungut dhe lojtarëve të tij për të kërkuar medoemos fitoren ndaj kampionëve në fuqi.