Kukësi këtë sezon nuk është në një formë të mirë dhe kjo nuk do shumë për t’u kuptuar, pasi rezultatet dhe klasifikimi e tradhëtojnë këtë fakt. Barazimi me Tiranën dhe humbja me Flamurtarin, kanë “hedhur” totalisht psikologjinë e trajnerit dhe lojtarëve.
Një problem tjetër që dhe ky nuk është aspak i vogël, është stadiumi. Në Kukës, stadiumi nuk është gati dhe verilindorët enden nëpër stadiumet e Shqipërisë. Ai i Kamzës është “shtëpia” e tyre e dytë, pasi aty kanë zhvilluar shumicën e ndeshjeve, kjo sepse “Elbasan Arena” dhe “Loro Boriçi” jane të rezervuara për Kombëtaren. Kujtojmë që Kukësi do të luaj përballë Teutës, të hënën në orën 17:00.