Sonte në orën 17:00 në “Selman Stermasi” do të luhet një ndeshje shumë interesante për javën e 30 të Superiores. Tirana pret në shtëpi Kukësin.
Verilindorët me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook” bëjnë të ditur listën e lojtarëve të grumbulluar nga trajneri Ernest Gjoka.
Në “Selman Stermasi” fitorja është detyrim për nënkampionët, pasi në të kundërt do të rrezikonin shumë vendin e dytë. Flamurtari është me 47 pikë, vetëm 1 më pak se verilindorët.