Verilindorët janë një hap më pranë kualifikimit për në raundin e dytë të Europa League. Sfida e parë ka përfunduar në barazim 1-1 në “Elbasan Arena”, ndërsa iu duhet që të fitojnë në sfidën e radhës më 7 korrik në Mal të Zi që të kualifikohen më tej.
Presidenti Safet Gjici gjatë momentit të analizës së ndeshje, ku ka diskutuar me tone të ashpra ndaj lojtarëve dhe stafit për barazimin e së enjtes së shkuar, më në fund iu ka “ngrohur” zemrat lojtarëve, duke iu komunikuar se do të ketë dyfishim të premios.
Ende nuk është bërë publike shuma nga presidenti Gjici, por në këto raste ai ka qenë gjithnjë korrekt përsa iu përket pagave dhe premiove të futbollistëve. Tashmë të presim se çfarë do të ndodhë në ndeshjen e kthimit për të marrë vesh se sa do të jetë shpërblimi nga presidenca për futbollistët.