Kukësi e ka nisur me barazim miqësoren e parë për këtë sezon. Skuadra e drejtuar nga Longo ka zbritur në fushë në orën 18:00 për të kryer testin e parë ndaj Erzenit në Pezë Helmes, ndërsa sfida është mbyllur në barazim 0-0. Të dyja ekipet kishin shanse për të shënuar gol, por në fund nuk arritën ta dërgonin topin në rrjetë.
Te Kukësi nga minuta e parë debutuan 6 lojtarë, por nuk arritën që të linin gjurmë në këtë ndeshje dhe verilindorët dështojnë në testin e parë përballë skuadrës së Kategorisë së Parë. Në pjesën e dytë, trajneri Longo aktivizoi edhe pjesë tjetër të lojtarëve për t’I parë të gjithë nga afër.
Kukësi: Tafas, Milic, Bytyci, Hila, Ndreca, SH. Taipi, Gj. Taipi, Krnic, Hajderaj, Gavazaj, Feijao. U aktivizuan në pjesën e dytë pjesën e dytë janë aktivizuar edhe Xhika, Rapo, Peposhi, Selimi, Bahtiri e Daci.