Shqiprim Taipi është lojtari i ri i Kukësit. Burime të besueshme pranë lojtarit bëjnë me dije për newsport.al që ish-mesfushori i Skënderbeut ka gjetur akordin me verilindorët për dy sezonet e ardhshme. Edhe pse ishte përfolur në disa skuadra në Superiore, në fund ka zgjedhur t’i bashkohet vëllait të tij, Gjelbrimit, në ekipin kuksian.
24-vjeçari ishte prej 3 vitesh pjesë e Skënderbeut, skuadër me të cilin u rrit profesionalisht dhe spikati në repartin e mesfushës. Edicionin e fundit, ai u aktivizua në 28 ndeshje me korçarët ku arriti të shënonte vetëm 1 gol.
Tashmë ka zgjedhur të qëndrojë sërish në Superiore, por këtë radhë do të kontribuojë së bashku me vëllanë te ekipi i Kukësit. Ai pritet të vihet sot nën urdhrat e trajnerit të ri italian, Longo për të nisur përgatitjet për sezonin e ri futbollistik. /Newsport.al/